Bayern Munchen fiton Kupën e Gjermanisë, Harry Kane shkëlqen me tre gola

Harry Kane shënoi të tre golat, ndërsa Bayern Munichu mbylli një sezon dominues në Gjermani me fitore 3-0 ndaj Stuttgartit në finalen e DFB-Pokal.

Bayerni fitoi trofeun për herë të parë që nga viti 2020 dhe theu rekorde duke arritur në totalin e 139 golave në të gjitha kompeticionet vendore këtë sezon.

Finalja u zhvillua në “Olympiastadion” në Berlin, ku Stuttgarti e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi rastet e para me Deniz Undav dhe Maximilian Mittelstädt, por portieri Jonas Urbig reagoi mirë.

Më pas, Bayerni mori kontrollin e lojës dhe filloi të rrezikonte me Josip Stanišić, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, Michael Olise realizoi një asist perfekt nga krahu i djathtë dhe Kane shënoi me kokë për 1-0.

Pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të tymit dhe atmosferës së zjarrtë në stadium, Bayerni vazhdoi dominimin.

Konrad Laimer humbi një rast të mirë pas një aksioni të Luis Díaz, por Kane nuk gaboi më vonë.

Sulmuesi anglez realizoi golin e dytë me një kthesë të bukur dhe goditje të ulët në zonë, para se të kompletonte “hat-trickun” nga pika e penalltisë pas një prekjeje me dorë nga Angelo Stiller.

Me këtë paraqitje, Kane u bë lojtari i parë që realizon tre gola në një finale të DFB-Pokal që nga Robert Lewandowski në vitin 2012.

Për Bayernin, ky ishte trofeu i 21-të në Kupën e Gjermanisë në vetëm 26 finale të luajtura – të paktën 15 më shumë se çdo klub tjetër.

Ndërkohë, Stuttgarti humbi trofeun, por tifozët mund të ngushëllohen me faktin se skuadra do të rikthehet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×