Riaktivizohet zjarri në zonën Lekas–Voskopojë, ekipet në terren për neutralizimin e flakëve

Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e quajtur “Antenat”, në Njësinë Administrative Voskopojë të Bashkisë Korçë, është riaktivizuar si pasojë e erës së fortë.

Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht në terren po punojnë forca të Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë, të angazhuara për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit.

Ndërkohë, janë organizuar dhe po drejtohen drejt zonës edhe forca të tjera mbështetëse, me qëllim përforcimin e operacionit dhe vendosjen sa më shpejt nën kontroll të situatës.

Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi i zonës po vijon dhe se informacione të reja për ecurinë e ndërhyrjes do të publikohen në vijimësi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×