Pikantet e Partizani-Erzeni/ Skuka në dyshim para ndeshjes, Kolela “zgjon” edhe rezervat. Ja çfarë nuk u pa në TV

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes Partizani-Erzeni, shumica e të cilave nuk u shquan nga kamerat.

partizani - erzeni

FOTO: F.Hazisllari

*Ka pasur një interesim të kënaqshëm nga ana e tifozëve, sidomos atyre të Erzenit. Para se të niste ndeshja u krijuan radhë të gjata në biletari. Pati nga ata që u futën pasi ndeshja kishte nisur.

*Ekipi i Erzenit prish traditën, nuk preferon ta bëjë foton si gjithnjë përballë tribunës qendrore, por u kthye nga tifozëria e tyre.

*Në momentin e golit të Nonatos, të gjithë lojtarët shkuan të festonin me autorin e golit, ndërsa Sadiki preferoi që fillimisht të përqafonte Kapllanin dhe më pas shokët e tjerë.

*Në fundin e pjesës së parë ka pak tension në fushë, pasi të kuqtë nuk ndalin lojën kur Kahrimanoviç ishte i shtrirë pas një dëmtimi. Gjithsesi, situata qetësohet shpejt edhe me ndërhyrjen e të tjerëve.

*Në minutën e 56-të, Rodriges drejtohet nga publiku shijakas dhe kërkon mbështetjen e tyre, me këta të fundit, që nuk i kursejnë ovacionet.

*Nuk mungojnë as “trajnerët” në tribuna, të cilët shpeshherë japin udhëzime për lojtarët në fushë, madje duke i çorientuar në disa raste.

*Në minutën e 81-të ka një mosmarrëveshje mes kryesorit dhe anësorit të parë për një këndore të Erzenit. Anësori e jep goditje këndi, ndërsa kryesori vendos për rivënie fundore.

*Pas ndeshjes, Kolela u jep urdhër edhe lojtarëve të stolit të çohen dhe të shkojnë të përshëndesin tifozët, ashtu siç bënë titullarët.

*Me t’u mbyllur ndeshja, Kapllani ulet në tokë nga gëzimi dhe e rrethon i gjithë stafi.

*Në protokoll ishte shënuar Bruno Telushi si kapiten i Partizanit, ndërkohë që në fushë me shiritin u shfaq Eneo Bitri. Në ndeshjete shkuara kur Telushi ka qenë në fushë dhe Hoxha ka munguar, e ka mbajtur vlonjati shiritin e kapitenit.

*Skuka ka qenë në dyshim për të luajtur deri në momentet e fundit para ndeshjes. Në nxehjen para ndeshjes ka dalë edhe i riu Hodo, por në fund dibrani ia ka dalë dhe luajti në gjithë ndeshjes.

*Galip Arapi dhe Leart Zekolli janë dy të rinjtë e ekipit të dytë, të cilët janë grumbulluar për herë të parë. Mungesat e alternativave në stol e kanë shtyrë trajnerin Kolela të veprojë kështu.

*Në shumicën e kohës kemi parë që federata t’i zëvendësojë stolat e thyer nga tifozët, por duket se kohët e fundit, ky detaj është lënë pas dore, pasi pamë shumë hapësira pa ulëse në “Elbasan Arena”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×