“Rama të largohet një orë e më parë”, Meta publikon videon dhe bën thirrje për 11 shkurtin: Të gjitha para Kryeministrisë. Dita e ndryshimit ka ardhur!

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një thirrje në kuadër të protestës së opozitës të lajmëruar në 11 shkurt.

Meta ka shkruar në Facebook se kryeministri Edi Rama duhet të largohet menjëherë, ndërsa u ka bërë një thirrje qytetarëve që të bashkohen me protestën e 11 shkurtit në orën 12:00 para Kryeministrisë.

“Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë!
Të gjithë më 11 shkurt, ora 12:00, në protestën kombëtare para Kryeministrisë!
Ndryshimi i Madh po afron”, shkroi Meta në Facebook.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×