Takimet Rama-McGonigal, Gjergj Bojaxhi: Ka një protokoll, nuk bëhen nga hiçi. S’po flasim për të takuar drejtorin e komunales

Gjergj Bojaxhi

Çështja McGonigal u trajtua mbrëmjen e kësaj të mërkurë në emisionin “Open” në News24.

Aktivisti, Gjergj Bojaxhi gjatë bisedës në studio u ndal tek takimi i kryeministrit Edi Rama me McGonigal, duke u shprehur se nuk është bërë me dije asnjë komunikim zyrtar lidhur me këto takime. Sipas tij kjo çështje ka mungesë transparence.

“Nëse do të ishte kërkesë institucionale nga FBI-ja atëherë nuk do ta refuzonte, por nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga FBI si institucion. Nuk po flasim për të takuar drejtorin e komunales. Je kryeministër i një shtetit, ke Ministri të Jashtme, këshilltar të jashtëm një ambasadë amerikane që e shoqëron titullarin që do të vijë. Ka një protokoll se si takohet kryeministri. Më fal, por përse i paguajmë ne gjithë këto njerëz, këto institucione!? Nuk bëhet takimi thjesht nga hiçi”, tha ndër të tjera Gjergj Bojaxhi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×