Turi ballkanik i kryeministrit/ Rama takim me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, bisedon me Hovenier brenda ambienteve të Kuvendit

Gjatë turit të tij ballkanik, kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Prishtinë pas vizitës së kryer në Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve, gjatë qëndrimit në Prishtinë Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Hovenier është filmuar teksa del nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku besohet se ka zhvilluar takimin me kreun e qeverisë shqiptare.

Ambasadori amerikan në Kosovë ka qenë tejet i përfshirë si përfaqësues i SHBA-ve në situatën e krijuar muajt e fundit në veri të vendit me Serbinë, ndërsa Rama po ashtu është përpjekur të luajë një rol të rëndësishëm në marrëdhënien mes Prishtinës dhe Beogradit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×