Gjenden dhe sekuestrohen 2918 bimë kanabis në dy fshatra në Lezhë, s’dihen autorët

Lezhë/Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut.

Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies në total 2918 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në dy fshatra të rretheve Lezhë dhe Mirditë.

Shërbime të Komisariateve të Policisë Lezhë dhe Mirditë, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat, u finalizua faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 2400 bimë, si dhe në fshatin Zall Xhuxhë të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 518 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Bda1783f C3b8 472c B964 91022f2e4db9
Bda1783f C3b8 472c B964 91022f2e4db9

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×