Grabitën dy banesa në Dhërmi, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim 30-vjeçarin K.A., si autor i vjedhjes së dy banesave në Dhërmi dhe tentativës për grabitje të një tjetër banesë po në këtë zonë.

30-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy të tjerë, në Dhërmi, kanë vjedhur në dy banesa një shumë parash dhe një orë dore, si dhe kanë tentuar të vjedhin dhe një banesë tjetër.

NJOFTIMI:

Identifikohet në kohë rekord dhe shpallet në kërkim një 30-vjeçar, autor i dyshuar i vjedhjes së dy banesave dhe tentativës për vjedhje të një banese tjetër, në një kompleks banesash në Dhërmi. Policia e Himarës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në një kompleks banesash, në Dhërmi, persona të paidentifikuar kishin vjedhur në dy banesa dhe kishin tentuar të vidhnin dhe në një banesë tjetër, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e këtyre vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, punës gjurmuese dhe inteligjencës policore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit K. A., 30 vjeç, banues në Dhërmi.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në Dhërmi, kanë vjedhur në dy banesa një shumë parash dhe një orë dore, si dhe kanë tentuar të vjedhin dhe një banesë tjetër. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. A., dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×