Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali u takuan gjatë forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen e Sigurinë.
Në një postim në rrjetin social facebook, Osmani shkruan se në fokus të bisedës ishte rëndësia e bashkëpunimit midis dy shteteve tona simotra.
“Kënaqësi ta mirëpres sot Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Bashkë, diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve tona simotra”, ka shkruar Osmani.
()