Zgjedhjet e 11 majit/ PD i kërkon KQZ-së të gjejë 130 mijë fletët e munguara, Ivi Kaso: Kërkesa jonë bazohet tek procesverbalet e tyre

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso i ftuar në “Log.” për të diskutuar mbi kërkesën e PD për nisjen e hetimit administrativ nga KQZ për humbjen e 130 mijë fletëve të votimit, tha se kjo kërkesë bazohet në të dhënat zyrtare nga procesverbalet e KQZ-së.

Sipas Kasos, nëse fletët nuk dalin, duhet të jepet llogari ku janë pasi teprica e fletëve që kanë ngelur janë më pak se teprica që duhet të mbetej. Ka disa fletë që as janë të përdorura as të pa përdorura.

“Nuk dihet se ca ka ndodhur por logjika më e thjeshtë është se ato fletë mund të jenë zëvendësuar. Kemi provën se kemi vendimin e KQZ që janë prodhuar 3 milionë e 534 mijë e 792.

Janë gjetur 1 milion  463 mije e 204 në kutitë e votimit, janë deklaruar të papërdorura 1 milion e 935 mijë e 834, 5 mijë janë të dëmtuara mungojnë 130 mijë e 754. Ne nuk akuzojmë por themi nga procesverbalet që na keni dhënë gjejeni ju ku janë”.

 

Ivi Kaso: Një përgjigje që kishte bërë gati KQZ, thotë se janë bërë gabime. Ne kemi parë deri tani gabime, por në shumën 130 mijë fletë skam parë deri më sot. Nëse fletët nuk dalin, duhet të japin përgjigje ku janë.

Nuk dihet se ca ka ndodhur por llogjika më e thjeshtë është se ato fletë mund të jenë zëvendësuar. Kemi provën se kemi vendimin e KQZ që janë prodhuar 3 milionë e 534 mijë e 792.

Janë gjetur 1 milion  463 mije e 204 në kutitë e votimit, janë deklaruar të papërdorura 1 milion e 935 mijë e 834, 5 mijë janë të dëmtuara mungojnë 130 mijë e 754. Ne nuk akuzojmë por themi nga procesverbalet që na keni dhënë gjejeni ju ku janë. Teprica e fletëve që kanë ngelur janë më pak se teprica që duhet të mbetej. Ka disa fletë që janë as të përdorura as të pa përdorura.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×