Në emisionin “Log.” në News24, juristi Jordan Daci hodhi idenë e ndryshimeve kushtetuese që sipas tij pritet të miratohen në parlament. Daci tha se ndryshimet kanë të bëjnë me sistemin qeverisës dhe është kërkuar mendim nga ekspertë ligjorë.
Jordan Daci: Edhe ky nuk voton për Ramën, e ke të sigurt, do të ketë shumë nga PD që do të votojnë për Ramën në vijim, por unë e di që ky nuk voton.
Endri Xhafo: Mendon se do të ketë firo nga lista e kandidatëve?
Jordan Daci: Janë 96 për ndryshimet kushtetuese do i plotësojnë pa merak. Ndryshimet kushtetuese janë pas pas dere, do të ndryshojnë pak ekuilibrat midis disa pushteteve dhe do të votohet për republikë gjysëm presidenciale. Se kush do të jetë se kam idenë.
()