Operacioni i përbashkët antidrogë i SPAK me Policinë e Finlandës, zbardhen emrat e disa prej të arrestuarve

Zbardhen disa nga emrat e të arrestuarve në kuadër të operacionit të SPAK në bashkëpunim me Policinë e Finlandës e cila rezultoi me çmontimin e një grupi kriminal të fuqishëm, që trafikonte lëndë sintetike amfetaminë, drogë të llojit kanabis si dhe kokainë në Finlandë.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se disa nga emrat që SPAK ka publikuar me iniciale janë: Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani.

Specifikë e këtij grupi ishte se trafiku drejtohej nga Shqipëria, ndërsa lënda narkotike mbërrinte në vendin nordik nga Spanja dhe Holanda.

Sipas SPAK, 11 anëtarë të grupit ishin shqiptarë. Ata drejtonin rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria dhe vepronin nga qytete si Tiranë, Vlorë, Berat apo dhe Kuçovë. Ata komunikonin me pjesën tjetër të grupit përmes aplikacioneve Signal dhe Telegram.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×