Popullsia e Shqipërisë vijon tkurrjen, INSTAT: Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë

Institut i Statistikave raporton për një tkurrje të popullsisë nga 1 Janari 2025.

Sipas INSTAT, popullsia shqiptare më 1 Janar 2025 rezultoi 2.36 milionë banorë duke pësuar rënie me 1.2% krahasuar me Janarin 2024. Rënia e popullsisë ka ardhur si rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë, së pari nga emigracioni dhe së dyti nga rënia e lindjeve.

Një tjetër tregues shqetësues gjithashtu është plakja e popullsisë. Mosha mediane është rritur nga 43,5 vjeç në 2024 në 44,3 vjeç në fillim të 2025, duke reflektuar uljen e lindshmërisë dhe emigrimin e të rinjve.

Instat2
Instat2

Kjo e ka çuar edhe raportin e varësisë së të moshuarve në 33,3%, në rritje nga 31,1% një vit më parë. Tirana është i vetmi qark me rritje të popullsisë, ndërsa Shkodra, Kukësi regjistrojnë rëniet më të mëdha.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×