Një sezon mes katër rrugësh, bardheblutë e Tiranës janë “maratonomakët endacakë” të Superiores

Pas Partizanit dhe Dinamos që kaluan tronditje dhe nuk kishin stadium, tani është radha e Tiranës që ta shijojë ndjesinë e keqe të “endacakut” dhe të endet qytet më qytet të Shqipërisë për të luajtur futboll.

Bardheblutë, duke mos llogaritur ndeshjet e Europës, janë kryeqytetit kanë luajtur 27 takime mes kampionatit, “play out”-it dhe Kupës së Shqipërisë. Kjo do të thotë se kanë udhëtuar rreth 4190 km nëpër Shqipëri, duke shkuar nga Korça, në Vlorë e duke dalë në Shkodër.

Skuadra ka lëvizur më shumë se 1492 km jashtë llogaritjeve të fillimsezonit, me 11 takime nëpër Shqipëri. Transferta këto, të cilat i kanë shijuar tifozët, të cilët nuk kanë lënë qytet pa parë. Çuditë kanë qenë nga më të ndryshmet.

Derbi me Dinamon është luajtur në Vlorë ose 300 km larg. Klasikja me Vllazninë u zhvillua në Lushnjë, ku Tirana u dënua për sjellje të tifozëve. Më e madhja ka qenë fakti se, për një sfidë me Laçin, ka udhëtuar deri në Korçë. Kupën e Shqipërisë, nga e cila u eliminua, skuadra bardheblu e luajti në Vorë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×