Debate në Kuvend/ Noka: Ky parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike! Spiropali: E kuptoj që ju mungojnë selfiet përtej oqeanit…

Debati i opozitës me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali ka vijuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Flamur Noka, i cili ka akuzuar Spiropalin se po e garanton Kuvendin si dyqan që hapet e mbyllet sipas tekave.

Ndërkohë Spiropali u përgjigj duke thënë se ajo dhe mazhoranca ka detyrimin që të përfaqësojë sa më mirë Shqipërinë kudo që të munden, ndërsa opozita mundohet ta nxijë sa më shumë figurën e vendin në ato pak hapësira që kanë ngelur.

Debati:

Flamur Noka: E papranueshme që spikerja e Kuvendit të thotë të ma dini për nder që po i bëj këto seancë. Kuvendi u zgjodh nga sovrani për të bërë punën në interesa të tij. Nuk është çështje e humorit të spikeres.
Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit. Ka 2 nënkryetarë. Ju mungojnë 5 apo 10 deputetë e nuk kaloni dot noterizimet që ju kërkon sulltani, kjo nuk është problem i parlamentit. Harrojeni, ky parlament nuk është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tekave e interesave tuaja.
Sa kohë të jesh në atë karrige, se me vapën ikën, vjen Sara në vendin tënd, përpiqu të ruash integritetit.

Spiropali: E kuptoj që ju mungojnë selfiet përtej oqeanit e në Europë, por ky nuk është problemi jonë. Ne përfaqësojmë Shqipërinë ndërsa ju e nxini ku të mundeni në ato pak hapësira që ju kanë mbetur.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×