Formimi i qeverisë, Rama takim me Begajn pasditen e sotme për të mandatuar kabinetin e ri

Pasditen e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të presë në ambientet e Institucionit të Presidentit Kryetarin e Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministrin Edi Rama, për ta mandatuar zyrtarisht për formimin e qeverisë së re.

Ky takim vjen pas nisjes së seancës së parë të legjislaturës së re.

Mandatimi i qeverisë së re nga Presidenti Begaj është hapi formal që i hap rrugën nisjes zyrtarisht të punës nga ministrat e rinj.

Ky do të jetë mandati i katërt qeverisës për Edi Ramën, i cili ka qenë Kryeministër i vendit që nga viti 2013.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×