Masakra e Shkodrës/ Policia rindërton ngjarjen përmes kamerave të sigurisë, çfarë dëshmoi Mustafa Lici për lidhjen me autorin

Lidhur me masakrën e Shkodrës, Policia është duke rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar Ragip Gila para dhe pas ngjarjes së rëndë.

Pas arrestimit ai është shoqëruar nga policia për të shpjeguar rrugën që ka ndjekur për t’u larguar dhe gjatë shpjegimeve ka qene kontradiktor.

Ndërkohë është marrë dëshmia e Mustafa Licit lidhur me banesën e motrës së tij që u gjeten armë, municione dhe drone.

Lici ka deklaruar se motra e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit dhe do t’ju vërë në dispozicion një kontratë.

Policia ndërkohë ka dyshime se krahas Barush Bregut dhe 17-vjecarit që janë shpallur në kërkim, Ragip Gila ka patur dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Krimi dyshohet të jetë urdhëruar nga një grup kriminal për larje hesapesh.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×