Qeveria e re/ Osmani: Ministrat s’dinin emërimet, skandaloze. Gashi: Pasaporta europiane premtim fals, nuk ekziston

Të ftuar në News24, pedagogu Afrim Osmani dhe analisti Shpend Gashi komentuan qeverinë e re.

Afrim Osmani deklaroi se ministrat nuk dinin emërimet, duke shtuar se kjo është skandaloze.

Sipas Gashit, pasaporta europiane është premtim fals, sepse nuk ekziston.

Afrim Osmani: Nuk pashë asnjë surprizë. Fakti që ministrat nuk dinin emërimet është skandaloze. Mund të emërosh dikë në një vend, që ai nuk e ka me qejf, kjo është skandaloze. Kryeministri nuk bashkëbisedon, por ka një autoritarizëm të frikshëm.

Shpend Gashi: Kemi në një çiflig, kemi perandorin, përcakton që ti je këtu e ti atje. Është skuadrino, që kauza është që Rama të jetë në pushtet, të tjerat nuk kanë rëndësi. Pasaporta europiane është një falsitet, nuk ekziston. Edi Rama fjalët i ka të bukura, por punën e ka zero.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×