I dënuar me 4 vjet burg për transportim të paligjshëm emigrantësh, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për transportimin e kundërligjshëm të emigrantëve.

Blutë bëjnë me dije se ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë, me 4 vjet burgim, ndërsa nga Policia e Korçës është arrestuar në vitin 2021.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i punës operative dhe koordinimit të informacioneve me policitë e Tiranës dhe Korçës, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, P. L., 38 vjeç.

Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021.

Veprimet procedurale të mëtejshme me këtë shtetas do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”, thuhet në njoftim.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×