Gjendja shëndetësore e 10 naftëtarëve që janë futur në grevë urie prej 3 ditësh është rënduar. Kreu i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu bën të ditur se disa prej grevistëve kanë shfaqur hipertension, lodhje, dhimbje koke dhe marreje mendsh.
Pavarësisht gjendjes shëndetësore naftëtarët thonë se nuk do të tërhiqen nga greva dhe do ta vazhdojnë këtë kauzë derisa të plotësohen kushtet e parashtruara prej tyre nga kompania Bankers Petroleum.
Që nga mëngjesi i datës 16 tetor, për shkak të bojkotit të punës, 400 puse nafte janë pa mbikëqyrje, ndërsa kompania Bankers Petroleum nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar.
BalkanWeb