
50-vjeçari B.H dhe 45-vjeçari M.D kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në humnerë pranë fshatit Zall Bastar në Tiranë.
Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak:
Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.
Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
and then