
Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar sot Ogerta Manastirliun si drejtuese politike të Tiranës.
Pas anulimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 9 nëntorit në Tiranë, ku Manastirliu ishte kandidate e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Rama tha se PS e mbështet bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin.
“Dhe për këtë arsye, menduam, me Ogertën, si drejtuesja politike e qarkut, por edhe si deputete e Tiranës, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa, që të marr pjesë sa të jetë mundësia, dëgjesa që do t’i bëjmë në të gjithë territorin”, tha Rama.
Më herët, për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës që u dekretuan nga Presidenti në 9 nëntor dhe që Gjykata Kushtetuese i rrëzoi, PS caktoi drejtuese politike për kryeqytetin Belinda Ballukun, e cila sot është e pandehur ng SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Tanimë kur zgjedhjet dështuan, Balluku largohet nga ky funksion dhe do të jetë Ogerta Manastirliu ajo që do të ketë autoritetin politik në PS, për të gjithë Qarkun e Tiranës.
and then