
Gazetari Almer Toska akuzon se kryeministri Edi Rama kontrollon kupolën drejtuese të PD. Në programin informativ të drekës me Ola Bruko në News24, Toska u shpreh se një pjesë e mirë e grupit parlamentar të PD janë në pazare me mazhorancën.
Ai tregoi edhe prapaskenat e mbledhjes së fundit të Kryesisë së PD ku theksoi se lideri demokrat Sali Berisha është shprehur skeptik për protestat kundër qeverisë. Sipas Toskës, lideri i opozitës është shprehur se PD e ka të pamundur të përballet me mazhorancën, ndërsa ka shtuar se edhe zgjedhjet e ardhshme do të fitohen nga Edi Rama dhe PS.
Almer Toska: Njerëzit në PD i luftojnë ata që janë në pazare me qeverinë brenda PD. Nëse deri dje Edi Rama ka dirigjuar Lulzim Bashën, sot Rama dirigjon një pjesë të mirë të kupolës së PD dhe e kuptoj nga të gjitha lëvizjet politike që ata bëjnë. Do them një lajm ekskluziv që nuk e tha zoti Noka. Protestën të hënën nuk e ka thirrur Berisha, por pas një debati që ka ndodhur në Kryesi shumë deputetë i kanë thënë cili është qëndrimi jot dhe cili do jetë fati i PD, z.Berisha ka thënë diçka për të vënë duart në kokë, është çmenduri, jetojmë në narkoregjim, është i vështirë të fitojmë… Nëse këtë herë fitoi me 50 e ca %, në 2029 do fitojë me 66%, në zgjedhjet e 2032 me 83%.
Një grup deputetësh janë revoltuar pse qëndron ti këtu dhe pse qëndrojmë ne këtu, me të drejtë e kanë detyruar z.Berisha të thërrasë këtë protestë. Disa kanë thënë se nuk na vijnë njerëzit. Të tjerët kanë thënë duhet të ikni ju të vijnë të tjerët që e bëjnë. Zoti Noka nuk i thotë të gjitha, por unë i them se jam gazetar. Sondazhet e tregojnë, Edi Ramën e mund çdo kandidat tjetër, përveç Sali Berishës. Opozita humbi me vetëm 30 mijë vota me Lulzim Bashën që nuk kishte as bashkitë, kishte dorëzuar mandatet. PD sot po rudhet çdo ditë. Aty mendojnë për xhepin e tyre personal dhe jo për PD. Në momentin që PD rivendos marrëdhënie të shëndosha me PD, në muajin mars, me atë skandal që i ka plasur Edi Ramës me familjen Hysa, nëse bëhen zgjedhje të parakohshme, PD vjen në pushtet.
and then