
“Do të jetë një ndeshje si të gjitha në kualifikuese. Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumin. E kemi arritur “play off”, por është një ndeshje e rëndësishme. Do të japim gjithçka në fushë për të vënë në vështirësi kundërshtarin.
Statistikat nuk i di. Unë mendoj ndeshje pas ndeshje. Është e mirë kur shikon statistikat për fitore. Kemi një kundërshtar që luan për fitore. Kemi vetëbesim dhe do të japim gjithçka për t’i vënë në vështirësi. Me armët tona, besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë nesër.
Nuk është vetëm çështje e imja për të ndalur Harry Kane,. Të gjithë kanë vështirësi ndaj Kane. Do mbrojmë si skuadër dhe do sulmojmë si skuadër. Të gjithë do të japin gjithçka. Nuk kanë pësuar asnjë gol, por shpresojmë të shënojmë nesër.
Sigurisht që mendojmë për “play off”. Për momentin të përqendrohemi te Anglia dhe të shikojmë shortin. Nga kombëtare të mëdha si Anglia mund të mësojmë diçka.“
and then