
Në muajin tetor është shfaqur dokumentari “Spaç 1973 – Martirët e Lirisë”, i cili solli për publikun revoltën antikomuniste të burgut të Spaçit dhe kujtimin e martirëve të lirisë.
I realizuar nga autori Besim Ndregjoni, filmi është një akt rebelimi kulturor kundër harresës dhe një dëshmi e gjallë për një nga plagët më të mëdha të Shqipërisë në shekullin XX. Ndregjoni, i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, tregoi detaje nga dokumentari, ndërsa shtoi se në të dalin me emra të gjithë xhelatët.
“Dokumentari është revoltë kundër gënjeshtrave të komunizmit. Të parën ka se këty janë marrë dokumentacionet dhe aktet e kryengritjes së SPAÇ-it, që është një ngjarje e pandodhur në Europën juglindore, ku keqtrajtoheshin të burgosurit. Ky film tregon se këta të burgosur nuk ngriheshin për të mbrojtur të drejtat e tyre, por flamurin kombëtar. Regjimi fashist e ka dëmtuar flamurin shqiptar dhe regjimi komunist që vuri yllin boleshevik. Kjo kryengritje mori përmasa botërore. Ata dhanë fjalën që do të mbronin flamurin kombëtar. Ky ishte një mesazh i jashtëzakonshëm. Filmi ka një mesazh të veçantë. Të gjithë xhelatë dalin në këtë film. Njëri nga torturuesit jep të dhënat për kryengritjen e SPAÇ-it. Qëndresa e jashtëzakonshme e të burgosurve, pa arma dhe plumba, ata valëvitën flamurin në Spaç. Ndjeva gëzim kur e pash dokumentarin. Pata dhe një historian komunist në atë dokumentar. Ai doli i lotuar nga shfaqja dhe më tha; më fal Besim.”, tha ai.
and then