
Për herë të parë, një ish-i përndjekur politik kandidon për kreun e Avokatit të Popullit, institucion kushtetues.
Besim Ndregjoni, gjatë intervistës në “Kjo Javë”, u shpreh se ekziston një urrejtje nga mazhoranca ndaj kandidaturës së tij si Avokat i Popullit, si përfaqësues i ish-të përndjekurve politikë.
Ai iu referua faktit se në Kuvend nuk e lejuan që të votohej dhe për këtë, Ndregjoni tha se ka kërkuar disa herë takim tek kryeministri Edi Rama, por nuk është pritur.
“Më ka bërë përshtypje mazhoranca, si mund të mos më lejosh të votohem. I kam kërkuar disa herë takim kryeministrit shqiptar, vetëm për t’i bërë këtë pyetje, pse e ke këtë urrejtje jo ndaj meje personalisht por ndaj shtresës së ish-të përndjekurve që unë përfaqësoj”, tha kreu i Unionit të ish-të përndjekurve politikë.
Unë kam qenë në të gjitha kancelaritë e Evropës dhe kam dokumentuar krimet e regjimit, kur hyja brenda dhe vetëm sa prezantohesha si mbijetues i regjimit komunist respektohesha. Ndërsa në vendin tim, habitem se si bashkëkombasit e mi, ata që unë nuk i urrej, ata s’më japin të drejtë pas 25 vitesh që të votohem”, tha Ndregjoni.
Në historinë e institucionit të Avokatit të Popullit, është hera e parë që kandidati i propozuar nga opozita vjen nga radhët e ish-të përndjekurve.
Ndregjoni tha se arsyeja e kandidimit të tij nuk është thjesht një karrige por një mision.
“Unë kam një mision, misioni im është të ndihmoj familjet shqiptare që janë zhdukur 6 mijë vetë. Unë kam një mision që e drejta dhe liritë e paraburgosurve dhe të burgosurve të mos cënohen si në diktaturë”, tha Besim Ndregjoni, në “Kjo javë”.
Në fund, ai dha dhe një mesazh për të rinjtë që të mbrojnë lirinë e tyre.
“Mbroni lirinë tuaj se kështu i shërbeni vendit. Ne që e mbrojtëm lirinë në kohën e diktaturës u quajtëm armiq. Mbrojtja e lirisë ka një mesazh të madh kundra urrejtjes, mbron paqen”, tha kreu i ish-të përndjekurve politkë, Besim Ndregjoni.
Besim Ndregjoni: Kur kam dhënë performancën e parë në Kuvend më ka lënë përshtypje të mirë Pandeli Majko, i tha opozitës ja ku e keni Avokatin e Popullit. Por unë kam patur frikë nëse opozita do të pranojë të japë vetëm kandidaturën time, sepse është hera e parë që po jep nga kategoria e ish-të përndjekurve.
Unë kam një mision, misioni im është të ndihmoj familjet shqiptare që janë zhdukur 6 mijë vetë. Unë kam një mision që e drejta dhe liritë e paraburgosurve dhe të burgosurve të mos cënohen si në diktaturë.
Më tej, institucionet e drejtësisë dhe kushtetuese të kenë bashkëpunim ligjor për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, ndaj pranova jo për një rrogë apo një karrige.
Sot qytetarët shqiptarë kanë nevojë më shumë se kurrë për mbrojtjen dhe të drejtat e lirië e tyre sesa vendet e tjera.
Më ka bërë përshtypje mazhoranca, si mund të mos më lejosh të votohem. I kam kërkuar disa herë takim kryeministrit shqiptar, vetëm për t’i bërë këtë pyetje, pse e ke këtë urrejtje jo ndaj meje por ndaj shtresës së ish-të përndjekurve që unë përfaqësoj.
and then