VIDEO/ Terrorizuan Oroshin, mbërrijnë në gjykatë Erzen Uka dhe Julian Cumraku, vendoset masa e sigurisë

Mbërrijnë në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër të dyshuarit për terrorizëm Erzen Uka dhe Julian Cumraku.

Në orë13:00 do të mbahet seanca sa i përket caktimit të masë së sigurisë ndaj tyre.

Kujtojmë se Hamza (Erzen) Ukës dhe Julian Cumrakut,  iu dorëzuan forcave RENEA pas 12 orësh negociata, ndërsa fshiheshin në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit. Dyshimet janë se ata qëndronin të fshehur në këtë banesë prej dy muajsh.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesë një arsenal armësh që përfshinte 4 automatikë, 1 pistoletë, 18 granata, 7 karikatorë të mbushur me fishekë dhe rreth 2 mijë municione të ndryshme.
Efektivët që po patrullonin në terren konstatuan një person, i cili sapo i pa u largua me shpejtësi duke hyrë në një banesë të braktisur. Policia i bëri thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai refuzoi dhe i kërcënoi efektivët.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat RENEA, të cilat nisën negociatat. Pas 12 orësh presioni dhe thirrjesh nga familjarët e tyre, Uka dhe Cumraku u dorëzuan pa rezistencë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×