“Balluku nuk kthehet më, s’do jetë as deputete”, Shehaj: Mund të kërkohet edhe arrestimi i saj! SPAK do shkojë deri te…

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, komentoi zhvillimet e fundit politike dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Ai deklaroi se Belinda Balluku nuk ka më të ardhme politike dhe se, sipas tij, rrjedha e hetimeve pritet të përshkallëzohet.

“Balluku nuk kthehet më në qeveri dhe fati i saj ka marrë fund. Besoj se as deputete nuk do jetë. Jam i bindur që do kërkohet shkarkimi, heqja e imunitetit dhe ka gjasa edhe arrestimi i saj,” u shpreh Shehaj.

Ai shtoi se situata duhet parë në një kontekst më të gjerë, duke theksuar se zyrtarë të tjerë me pushtet të konsiderueshëm tashmë po përballen me organet e drejtësisë.

“Këta do ta kishin asgjësuar SPAK-un po ta kishin në dorë, por nuk e kanë. Dje ka shkuar në SPAK drejtoresha e AKSHI-t, një prej personave me pushtet të jashtëzakonshëm që deri dje as përmendej.”

Shehaj ngriti edhe pyetjen nëse procesi hetimor do të ndjekë modelin e vendeve të Europës Lindore, ku hetimet për korrupsionin në nivele të larta kanë përfunduar te kryeministrat.

“Tani çështja është: a do ndodhë edhe në Shqipëri si në vendet e lindjes që ky proces përfundon te kryeministri, apo ky do jetë rasti i vetëm ku ai nuk preket? Unë jam i bindur se do shkohet deri te kryeministri,” deklaroi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×