Noka dhe Balla përplasen në Kuvend, demokrati: Ke halle të mëdha, Taulant! Socialisti: Je i vetmi Flamur që nuk di kur është ngritur flamuri!

Deputeti i PD, Flamur Noka, dhe kryetari i grupit parlamentar tw PS, Taulant Balla, u pwrfshinw gjatw seancws sw pasdites nw Kuvendin e Shqipwrisw, nw replika mes njwri-tjetrit, ku i pari qw mori fjalwn ishte deputeti Noka.

Nga foltorja ai iu drejtua deputetit Ardit Bido se “nuk të mbron dot kreu i “narkosit”. Nuk të mbron as Taulanti. Se hallet e Taulantit janë të mëdha. Ravik Gurra nuk e le të flejë i qetë.”

Kjo ka shkaktuar menjëherë reagimin e Ballës i cili iu drejtua Nokës se ai duhet të sqarojë punën e 28 nëntorit.

Replikat në Kuvend

Flamur Noka i drejtohet Ardit Bidos: Nuk të mbron dot kreu i “narkosit”. Nuk të mbron as Taulanti. Se hallet e Taulantit janë të mëdha. Ravik Gurra nuk e le të flejë i qetë.

Balla i replikon : O Flamur, Flamur unë thashë se sot do e kërkoje fjalën këtu për të sqaruar këtë punën e 28 nëntorit.

Ndaje këtë punë tani, ndaje këtë punë.

Se unë mendoj që edhe ty, edhe Lulin, Saliu ju zgjedh kështu si jeni. Dhe nuk qenka rastësi që ishte vetëm Luli  gafali. Ju qenkeni të gjithë.

Tani merruni me Salianjin, se u ka zënë hall i madh. Merruni me të tani, e pe ç’bënte Saliu sot.

“Janë aktivitete private – tha- Janë aktivitete private.” Madje na akuzoi edhe Ani Dyrmishin si organizator të mitingut të Durrësit.

Ore ne, shyqyr që ju kemi… ta kam thënë 100 herë: ne shyqyr që ju kemi. Keqardhje për Shqipërinë që ju ka, edhe për partinë që ju ka mbetur “rahmet pastë”.

Prandaj, Flamur, siç ta tha kolegu im i dashur, ti do mbahesh mend si i vetmi Flamur që nuk di as kur është ngritur flamuri në Krujë, as kur është ngritur në Vlorë, as kush e ngriti në Krujë, as kush e ngriti në Vlorë.

Flamur, thellohu në histori Flamur, se le nam!

Faleminderit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×