“PD ka figura të mira, por nuk merren me thelbin”, Shehaj: “Elefanti në dhomë” është Sali Berisha

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli hapur për situatën brenda Partisë Demokratike dhe sfidat e saj për t’u rikthyer si forcë e besueshme politike. Ai theksoi se problemi kryesor që PD shmang të trajtojë mbetet figura e Sali Berishës.

“Elefanti në dhomë te PD që duhet adresuar është Sali Berisha, duan apo s’duan,” u shpreh Shehaj.

Sipas tij, fajin nuk e kanë strukturat bazë apo drejtuesit lokalë, por mungesa e vullnetit për t’u marrë me çështjen thelbësore që mban peng rikuperimin politik të partisë.

“Nuk e ka fajin një kryetar seksioni në një fshat të Shqipërisë. Nuk është ky thelbi. Në PD ka shumë figura të mira, por më vjen keq që nuk merren me thelbin.”

Shehaj po ashtu tregoi se komunikimi i tij i fundit me Sali Berishën ka qenë në momentin kur ai u largua nga PD, duke nënkuptuar se marrëdhëniet politike mes tyre kanë qenë të ndërprera që prej asaj kohe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×