300 apartamente, jahte dhe…/ Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, opozita sot protestë para Kryeministrisë

Opozita do të mbajë sot protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka çuar në përkeqësimin e kushteve të jetesës, pasigurisë dhe mohimit të zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Në qendër të protestës janë aferat e fundit të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, emri i së cilës del i përfshirë në abuzim me tendera miliona euroshe në Unazën e Madhe dhe Tunelin e Llogarasë.

Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë qytetare në protestën që do të organizohet në orën 18:00 para Kryeministrisë, ndërsa kreu i PD Sali Berisha akuzon Ballukun se ka në pronësi 300 apartamente dhe dy jahte.

Kujtojmë se veç faktit që Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, vijon ende procedura për heqjen e imunitetit pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, çka i hap rrugë arrestimit të numrit dy të qeverisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×