
Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, në një deklaratë për mediat ka deklaruarës klienti i tij nuk ka përfituar tendera nga buxheti i shtetit.
Ai u shpreh se Agasi nuk ka njohje me Gerond Meçen, i cili pretendohet se është marrë peng në mënyrë që të tërhiqej nga tendera të AKSHI-t, në mënyrë që të përfitonte një biznesmen tjetër, Ermal Beqiraj.
“Nuk ka asnjë provë që zoti Agasi të jetë marrë me tendera. Nuk njihet as me personin që pretendohet se i është hequr liria”, tha ai.
and then