“Skandali AKSHI nxori në pah kriminalizimin”/ Eno Bozdo: Korrupsioni i Ballukut nuk do kalojë lehtë! Rama u shfaq si ‘dashnor’ i reformës në drejtësi, por…

Deputeti i PD Eno Bozdo në një intervistë në “News24” tha se pezullimi i Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre nuk ka lidhje me kërkesën e dytë të SPAK për heqjen e imunitetit.

Ai theksoi se Rama tenton t’i ngatërrojë çështjet me qëllim, ndërsa nënvizon se korrupsioni i Ballukut nuk do kalojë lehtë.

“Rama i ngatërron çështjet me qëllim. Pezullimi Ballukut si zëvendëskryeministre nga pozicioni i saj nuk ka lidhje me kërkesën e dytë të SPAK për heqjen e imunitetit. Këto janë dy gjëra që nuk kanë lidhje.  Pavarësisht se çfarë thotë Gjykata Kushtetuese qëndrimi i mazhorancës do të përcaktohet kur të votohet kërkesa e prokurorisë së posaçme për heqjen e imunitetit për arrestimin e Ballukut. Ky është testi i vërtetë politik. Në gjitha rastet e tjera Rama ka thënë ne nuk komentojmë drejtësinë. Në këtë rast për herë të parë po shikohet natyra e vërtetë e kësaj mazhorancë, nga një dashnor i reformës në drejtësi, autor i reformës, papritur po i thotë ‘stop’ se këtu e ke tepruar…Ne kemi ende denoncime për të cilat nuk kemi marrë përgjigje. Nëse në të gjitha çështjet e denoncuara më parë, trajtimi i shtetit si leckë”, tha Bozdo.

Gjithashtu gjatë intervistës, Bozdo tha se u shpreh se skandali i AKSHI ka qenë një ndër skandalet më të rrezikshme.

“Megakorrupsioni ka qenë tema kryesore. Skandali i AKSHI ka qenë niveli më i rrezikshëm. Korrupsioni në përmasat e Belinda Ballukut nuk kalon lehtë. Thelbi është që skandali i AKSHI flet për kriminalizimin dhe dorëzimin te krimi i të gjitha funksioneve. Dyshohet dhe pothuajse është vërtetuar se kanë kapur sistemin me thesarin. Më përpara ishte kapur TIMS, pra janë po të njëjtat persona që kanë futur duart te TIMS. Është kapur KLGJ, Kadastra, Gjendja Civile…Këto janë shtyllat e një shtetit dhe të gjitha janë dorëzuar te krimi i organizuar. Cili funksion i shtetit ka ngelur për t’ju dhënë krimit të organizuar…Kemi kaluar në një fazë edhe më të rëndë, ne si opozitë duhet të korrigjojmë gjuhën tashmë ndërsa flasim për këtë…Nëse thua që Belinda ka 300 apartamente këtë njerëzit e kuptojnë, por fakti që dorëzohet çdo funksion te krimi organizuar kjo duhet shpjeguar”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×