“Të përdorim AI për të ndihmuar profesionistët”/ Dy adoleshentët që zhvilluan projektin “Tic-Tac-Toe”, gati “asistentin” e doktorëve: Inteligjenca do përpunojë të dhënat dhe…

Andi Xhafaj dhe Erblin Kurtaj janë dy adoleshentët të cilët kanë zhvilluar projektin “Tic-Tac-Toe” i bazuar në Python, lidhur në kompjuter me një ekran fizik LED duke përdorur një njësi Arduino. Loja luhet si normalisht por gjatë lojës, Inteligjenca Artificiale llogarit të gjitha lëvizjet dhe rezultatet e mundshme për të bërë gjithmonë zgjedhjen më të mire deri sa arrin në pikën në të cilën nuk humbet kurrë (e quajtur Unbeatable AI).

Në studion e “News24 Fundjavë” me Megi Latifin ata kanë rrëfyer punën e bërë si dhe kanë zbuluar detaje nga projekti i ri në zhvillim e sipër, që parashikohet sipas tyre të ndihmojë profesionistët në fushën e mjekësisë, duke ua bërë më të lehtë punën në analizimin e të dhënave.

11111111111

Pjesë nga biseda në studio:

Andi Xhafaj: Kompeticion i organizuar nga një shkollë turke. Një nga përfaqësuesit e shkollës madje nisi të luante lojën pasi nuk na besonte. Projektin e menduam bnashkë, që të kuptohej më lehtë si funksiononte AI në praktikë.
Kur punonim për projektin për shembull

Erblin Kurtaj: projektin e menduam si një projekt të thjeshtë që moshatarët tanë të njihnin Inteligjencën Artificiale. Idetë i mendojmë bashkë dhe më pas i diskutojmë kush është më e vështira apo si mund të zgjidhim problematikat qoftë ata edhe teknike.

Andi Xhafaj : Trajnuam një makineri të na mundte në lojën me X dhe O. Pra algoritmi parashikon lëvizjet e tua të radhës.

Erblin Kurtaj: Në projekt është një aplikim I thjehstë si funskionon AI nëpërmjet përdorimit të algoritmeve, disa prej të cilave të thjeshtë apo edhe më të komplikuar.
Bitalino është një projekt në fushën e mjekësisë në të cilën po punojmë. Mat nivelin e stresit, EKG, dhe planifkojmë të dhënat të përpunohen nga një AI i trajnuar në këtë fushë, që nxjerr në pah problematikat e të cilat përballet ky person. Nuk duam zëvendësimin e profesionistëve nga AI, por bashkëpunimin mes Inteligjencës Artificiale dhe njeriut.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×