
Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të diskutohet nëse do të ketë apo jo mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës.
Ai tha se do të flasin me Albin Kurtin dhe do ta vendosin, ndërsa shtoi se xhevahiri i kurorës për marrëdhëniet me Kosovën është ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Do të flasim, do të vendosim. Mos harroni se kemi bërë mbledhje mes dy parlamenteve, por tani kishin zgjedhje. Albini u rikonfirmua, i kam bërë dhe urimet personalisht. Do të vazhdojmë punën, Sidomos hekurudha Durrës-Prishtinë është xhevahiri i kurorës dhe do të vijojmë punën, për të cilën jemi angazhuar të dy.”, tha ai.
and then