Lista me Balajn në krye, kapiteni i Vllaznisë si golashënues dhe “game winner”

Gara për titullin e golashënuesit më të mirë në Kategorinë Superiore 2025/26 po dhuron rivalitet dhe cilësi, me disa emra që po bëjnë diferencën për skuadrat e tyre jo vetëm me gola, por edhe me gola vendimtarë. Në krye të renditjes qëndron Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë, i cili po zhvillon një sezon shumë pozitiv.

Me 10 gola të shënuar, prej të cilëve 4 gola vendimtarë (gamewinner), Balaj konfirmohet si pika kryesore e referimit në repartin ofensiv të shkodranëve dhe një nga faktorët kryesorë të suksesit të tyre. Në vendin e dytë renditen dy lojtarë të Dinamos, Saliou Guindo dhe Lorenco Vila, të dy me nga 4 gola dhe 3 gola vendimtarë secili.

Kontributi i tyre ka qenë vendimtar për rezultatet pozitive të dinamovitëve, duke i dhënë skuadrës stabilitet dhe efikasitet në sulm. Pas tyre vjen Blaise Tsague, sulmuesi i Elbasanit, i cili ka shënuar 7 gola, tre prej tyre vendimtarë. Me fuqinë fizike dhe prezencën në zonë, Tsague është shndërruar në një element kyç për verdheblutë këtë sezon.

Lista mbyllet me Alessandro Albanese të Egnatias, i cili ka realizuar 6 gola, gjithashtu me 3 gola vendimtarë. Aktivizimi i tij në krahun e majtë i ka dhënë kampionëve në fuqi më shumë dinamizëm dhe zgjidhje ofensive. Statistikat tregojnë se ndikimi i këtyre lojtarëve shkon përtej numrit të golave, pasi golat vendimtarë po rezultojnë thelbësorë në garën për pikë dhe objektiva në Kategorinë Superiore 2025/26.

Screenshot 2025-12-30 200752



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×