
Aksidenti tragjik me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Lezhë dhe seria e aksidenteve në Rrugën e Kombit kanë sjellë reagimin e deputetit Gjin Gjoni.
Deputeti demokrat theksoi se është e papranueshme që aksi Lezhë Shkodër është ende me 2 korsi, si 3 dekada më parë, pasi qeveria kërkon të vjedhë me projektin për autostradatën.
Gjoni u ndal dhe tek çështja e Rrugës së kombit, ku theksoi se është papranueshme që nuk ka mirëmbajtje në të këtë përiudhë të vitit.
Deklarata e plotë e Gjin Gjonit:
Autostrada e munguar Lezhë–Shkodër dhe tenderat korruptiv po mbjellin tragjedi, Rruga e Kombit në mëshirë të motit!
Sot, në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, u shënua një aksident tragjik, ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Petrit dhe Elona Florini nga Puka, ndërsa mbetën të plagosur rëndë 3 persona, mes tyre dy fëmijë.
Së pari, u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Florini nga Puka dhe shërim të shpejtë të plagosurve.
Është kriminale që në vitin 2026 rruga Lezhë–Shkodër, e vetmja rrugë që lidh Shqipërinë me Evropën, të jetë si në mesjetë, me vetëm 2 korsi, pasi korrupsioni i kësaj qeverie nuk lejon zgjerimin e saj.
Nga ana tjetër, në Rrugën e Kombit situata është dramatike, ku janë regjistruar disa aksidente, kryesisht në Mirditë.
Autoriteti Rrugor dhe kompanitë kontraktuese nuk kanë marrë asnjë masë për të hedhur kripë në rrugë, ndërkohë që ngrica ka bërë që automjetet të përfshihen në një seri aksidentesh.
Kjo situatë dramatike, me rrugë që përgjaken, ka vetëm një shkak, korrupsioni i kësaj qeverie, e cila pasi i vjedh shqiptarët, edhe i vret.
Kjo çështje është ngritur disa here nga ana ime por kjo qeveri nuk ka në vëmëndjen tek qytetarët por si të vjedhë shqiptarët.

and then