Pasojat nga aksidentet, bilanc lufte! Tonin Gjinaj: Duhet formalizim i autoshkollave me programe të detajuara! Deklarohen te Tatimet me çmime qesharake dhe…

Aksidentet janë kthyer në një shqetësim për shqiptarët, ndërsa edhe pse vazhdimisht bëhet thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, numri i tyre duke se vjen në rritje.

Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, i ftuar në Programin e Drekës në News24, është shprehur se problemi duhet të shihet që në gjenezë, duke evidentuar problematikat me dhënien e lejeve të drejtimit dhe autoshkollat.

“Siguria rrugore duhet të kthehet në prioritet. Autoshkollat janë baza e sigurisë në rrugë. Në Shqipëri autoshkollat e pa formalizuara janë të barabarta me aksidente dhe me humbje jete. Kemi kërkuar formalizimin e tyre me programe mësimore të detajuara.
Deklarohen te Tatimet me çmime qesharake, 50-60 mijë lekë të vjetra. Institucionet duhet të rreguklklojnë me ligj këtë aspekt.
Duhet të tregojmë kujdes në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor, ndërkohë që dua që edhe prindërit të kenë kujdes se kujt autoshkollave u drejtohen, shpesh ndodh të shkohet në autoshkolla të pa licencuara.
E turpshme që në 2026 të deklarohen leje drejtimi me çmime qesharake dhe shteti të mos veprojë fare”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×