Mblidhet Komisioni për ‘Territorialen’, Gjiknuri: PS i ka 71 vota për ligjin e ri, por duhet konsensus gjithëpërfshirës me opozitën

Është mbledhur sot Komisioni për Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknurim, që përfaqëson PS-në, pohoi se duhet të plotësohen të gjitha detyrat e dhëna nga Komisioni Europian.

Ai tha se pavarësisht faktit që PS i ka 71 vota për ligjin e ri, duhet të ketë konsensus për këtë çështje mes politikës.

“Detyrat që na ka dhënë Komisioni Evropian duhet të plotësohen. Pavarësisht se drafti i partive politike, kërkon 71 vota, mazhornca e ka thënë në fjalën e saj se këtë ligj, duam ta trajtojmë në mënyrë konsensuale. Do të bëhet transparenca për fondet për të gjitha partitë. Përtej tensioneve politike, kjo gjë është e nevojshme, pasi do të ketë garë mes partive.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×