“Balluku dhe Rama po rrezikojnë integrimin në BE”, Aulon Kalaja: Funksionojnë si noterë. Vendimi që pritet të marrë grupi i PS për imunitetin

Ish kandidati i PD për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i ftuar në studion e Neës24, deklaroi se rasti i zëvendëskryeministres është një provë e rëndësishme për drejtësinë dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai shtoi se mazhoranca është një nga pengesat kryesore për funksionimin e plotë të reformës në drejtësi.

Sipas Kalasë, çështja e Ballukut është një moment kyç për rrugëtimin europian të vendit.

“Momenti i Ballukut është një moment që do të vendosë shumë për integrimin në BE. Rama dhe Balluku janë kthyer në një kosto për ndërkombëtarët”, deklaroi ai.

Sipas tij, grupi parlamentar i PS nuk do të lejojë heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pasi, deputetët funksionojnë si noterë.

Kalaja deklaroi se brenda grupit parlamentar socialist nuk ka zëra të pavarur, edhe pse mund të ketë deputetë që mendojnë ndryshe.

“Tek grupi parlamentar i PS nuk ka individualitete, megjithëse mendojnë ndryshe. Kjo ishte retorika e Ramës për të shuar zërat, duke thënë se jam unë Balluku. Nuk kam pritshmëri, ata janë një grup noterësh, thjesht ngrenë kartonin”, u shpreh ai.

Kalaja tha se sot mediat austriake kanë folur për afera seksuale, ekzistojnë thuhet disa video që po përdoren si mjet shantazhi dhe Rama është peng i Ballukut.

“Nëse Ahmetaj ishte maniak për dokumentimin e korrupsionit me prova e fakte, Balluku është me video të kësaj natyre”, tha Kalaja.

Aulon Kalaja: Tek grupi parlamentar i PS nuk ka individualitete, megjithëse mendojnë ndryshe. Kjo ishte retorika e Ramës për të shuar zërat, duke thënë se jam unë Balluku. Nuk kam pritshmëri, ata janë një grup noterësh thjesht ngrenë kartonin.

Këta janë penguesit më të mëdhenj të reformës në drejtësi,

Momenti i Ballukut është një moment që do të vendosë shumë për integrimin në BE. Rama e Balluku janë kthyer në një kosto për ndërkombëtarët.

Mediat austriake kanë folur sot për afera seksuale, ekzistojnë thuhet disa video që po përdoren si mjet shantazhi dhe Rama është peng i Ballukut. Nëse Ahmetaj ishte maniak për dokumentimin e korrupsionit me prova e fakte, Balluku është me video të kësja natyre,

Ndryshe nuk kuptohet këmbëngulja e Ramës për të mos pranuar dorëheqjen e saj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×