“‘Hakmarrja e pyllit’ në jetë reale”/ Juglindja e paralizuar prej 5 ditësh, Flogert Muça: Institucione inekzistente që nuk kanë menduar për një opsion alternativ!

Gazetari Flogert Muça ishte sonte I ftuar në “Oponencë” ku foli në lidhje me situatën dramatike me rrugët, ku çdo ditë shtohet nga një aks me probleme.

Muça u shpreh se ajo që po ndodh në aksin Prrenjas-Librazhd, me bllokimin e juglindjes prej së shtunës, është e njejtë me atë që ndodh në historinë “Hakmarrja e pyllit”.

“Kam pasur besim tek Enveri ndaj kam lëvizur i qetë, se ato që ndërtoheshin atëherë nuk I gjente gjë.
Që nga bregu i lumit aty, aty ka nisur zanafilla. Kishim në shkollë një tregim, “Hakmarrja e pyllit”. Institucionet inekzistente nuk kanë menduar të bëjnë një plan B, një by pass, një rrugë alternative. Kemi ardhur në një situatë kur më shumë se 25 përqind e territorit është e bllokuar.
Juglindjen e ke pa një rrugë për të qenë, njëjtë edhe Shkodra, që është skandaloze”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×