
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi një takim të zhvilluar me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, duke theksuar rolin e saj kyç në ekonominë e vendit.
Sipas ambasadës, Dhoma Amerikane përfaqëson 270 kompani anëtare, të cilat gjenerojnë afro 25 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë. Institucioni vlerësohet si një urë e rëndësishme mes investitorëve amerikanë dhe tregut shqiptar, si dhe një motor i rëndësishëm për rritjen ekonomike.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, iu bashkua Dhomës Amerikane në një takim ku u diskutua strategjia për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane në Shqipëri.
Sipas njoftimit, në fokus të diskutimeve ishte krijimi i kushteve të barabarta në treg, me synimin për të tërhequr më shumë biznese amerikane në vend dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
and then