Bardhi bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: Sot dita për të qenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në protestën që pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës.

Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.

Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×