Kamera sigurie të rezolucionit të lartë dhe dronë për të monitoruar protestën! Një nga skenarët e tubimit, bllokimi i rrugëve

TIRANË-Këtë të shtunë mbahet protesta e radhës e opozitës, e cila është paralajmëruar pa fjalime.

Por ajo çfarë rezulton të jetë ndryshe në këtë protest, janë masat e marra, pasi janë vendosur kamera sigurie të një rezolucioni të lartë, si edhe dronë për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Ndërsa 1500 efektivë policie gjithashtu janë në gatishmëri.

Gazetarja Klodiana Lala tha se në këtë protest kombëtare të PD, do të ketë ndalesë në disa nga institucionet kryesore. Po ashtu edhe marshime në grupime të ndryshmedhe pritet të ketë bllokim të rrugëve.  Për këtë arsye policia ka shtuar ndjeshëm numrin e efektivëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×