“Para largimit, Ilir Proda miratoi 33 masa ulje gradimi dhe shkarkime”, gazetarja: Mes tyre kandidatë për postin e kreut të Kupolës së Policisë, duket si hakmarrje

Në ditët e fundit para se të jepte dorëheqjen, drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka miratuar 33 masa për ulje gradimi dhe shkarkime.

Gazetarja e News24, Xhensila Kodra, e ftuar në “Studio 24” tha se ndër emrat e larguar nga Proda janë dhe 11 kandidatë për drejtues të përgjithshëm të policisë.

“Duket sikur Proda e ka ditur se do të largohej dhe vetëm ditët e fundit ka miratuar 33 masa për ulje gradimi apo shkarkim. Janë larguar me urdhër të Prodës, 11 emrat më të lakuar si kandidatë për drejtues të përgjithshëm”, tha Kodra.

Xhensila Kodra: Duket sikur Proda e ka ditur se do të largohej dhe vetëm ditët e fundit ka miratuar 33 masa për ulje gradimi apo shkarkim. Janë larguar me urdhër të Prodës, 11 emrat më të lakuar si kandidatë për drejtues të përgjithshëm.

Konkursi për zgjedhjen e emrit të ri që do të zëvendësojë Prodën pritet të hapet së shpejti, dhe brenda një afati 7 ditor, kandidatët do të aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara.

Vendimi për shkarkimin, largimin apo uljen e gradës për mbi 70 punonjës policie, duket më shumë si luftë e brendshme mes radhëve të policisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×