Lufta në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ ”Situatë paniku!”, eksperti Ergis Sefa: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimin me çmimet!

Sot është dita e 8 e luftës në Lindjen e Mesme, ndërkohë që pasojat ekonomike që rrjedhin si pasojë e sulmeve parashikohen të jenë të mëdha.

Ergis Sefa, ekspert ekonomie, ishte i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, në News24, ku bëri një analizë të asaj që pritet të ndodhë.

“Jemi ende në situatën e panikut, duhet të kalojnë disa javë që të kuptojmë efektin për çmimin e naftës dhe gazit natyral.
Nëse lufta zgjat 4-5 javë të tjera, do të nisim të ndjejmë efekt në çrregullimin e furnizimit, përveç çmimit”
, tha ai.

Ndërkohë në lidhje me situatën në Shqipëri, ai u shpreh se dy nga arsyet që përkeqësojnë situatën janë rezervat strategjike dhe fakti që 100 për qind e naftës që përdoret në vendin tonë është e importuar.

“Rezervat strategjike duhet t’i kemi deri në 90 ditë, qoftë kompani private apo shtetërore, aktori i 2 dhe më i rëndësishëm është që ne importojmë çdo litër naftë që përdorim. Edhe ajo që përdoret në Ballsh, dërgohet jashtë për ta përpunuar, sepse nuk kemi rafineri.
Sa kohë që importon 100 për qind të produktit je i varur nga tregjet ndërkombëtare. Nuk amortizohen dot çmimet.
Operatorët duhet të reagojnë që në bursë çmimi stabilizohet lart, por duke qenë se operatorët e shohin tendencën që tani spekullojnë me çmimet.
Shpresoj që të ketë një hetim dhe monitorim edhe me prapaveprim për disa vite më pas. Autoriteti i Konkurrencës e ka këtë tagër. Nuk mund që operatorët të vënë një çmim kur shesin ngarkesën e vjetër, sepse nuk justifikojnë kostot”,
tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×