Tension dhe përplasje mes tifozëve, Tirana-Elbasani nuk mbaron kurrë,  shoqërohen disa persona

Elbasani fitoi 0-1 në kryeqytet, në përballjen ndaj Tiranës. Përtej rezultatit në “Selman Stërmasi”, pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, nuk kanë munguar përplasjet mes tifozërive.

E menjëhershme ka qënë ndërhyrja e policisë, për të ndaluar përshkallëzimin e situatës. Vlen të përmendet se gjithashtu, disa persona janë shoqëruar për në polici. Të njohur për rivalitetin mes tyre, gjatë gjithë kohës janë dëgjuar ofendime mes tifozerive, çka ka sjellë edhe tension.

Për ndeshjen e luajtur këtë të dielë, zbritën në fushë skuadra me objektiva të ndyshme. Elbasani synon vendet e para, ndërsa Tirana bën llogaritë për mbijetesën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×