“U humbën ‘kështjellat’ e PD”/ Salianji-Berishës nga Vlora: Kush e ka përgjegjësinë? Miqtë ndërkombëtarë duan vizion, kontribuesit po përjashtohen!

“Kush është përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve?”, shtroi pyetjen Salianji drejtuar Sali Berishës.

Në takimin e tij të zhvilluar me demokratët në Vlorë, Salianji tha se po përjashtojnë anëtarët e tyre. Gjithashtu ai tha se Partia Demokratike duhet të jetë një parti që nxit konkurrencën dhe të shkojë tek njerëzit.

“Unë kam pyetur se cilat janë rregullat, por rregullat janë se kush ka njohje klienteliste apo të afërt. Dhe të gjithë njerëzit që kërkojnë të kontribuojnë apo të kërkojnë llogari për humbjet duan t’i përjashtojë. Lidershipi po zgjedh anëtarët kontribuuesit janë përjashtuar. Nuk mund të trajtohen dot njerëzit si budallenj, s’mund të vazhdojnë të thonë të pavërteta që kanë 13 vute që u thonë. Miqtë ndërkombëtarët presin vizon këta flasin gjëra të vjetruara. Ne po kërkojnë që PD të bëhet fituese dhe po pyesim, edhe nga kjo sallë e pyes kush e ka përgjegjësinë për humbjen kaq të thellë të zgjedhjeve të fundit?”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×