VIDEO/ Tensione në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, shoqërohet një nga aktivistët, Lapaj dhe mbështetësit te komisariati numër 1

TIRANË- “Shqipëria Bëhet” ka protestuar sërish mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë. Ndërkohë forca policisë kanë mbërritur për të hequr karriget e vendosura.

Ndërsa gjatë tentativës për t’i larguar janë krijuar edhe tensioneve. Në këto momente efektivë të policisë, kanë shoqëruar në komisariat një nga aktivistët.

Pas kësaj Adriatik Lapaj bashkë me mbështetës të tij janë nisur drejt Komisariatit numër 1.

Ndërsa kanë mbërritur në ambientet e Komisariatit numër 1, kanë kërkuar lirimin e aktivistit të “Shqipëria Bëhet”. Gjithashtu nuk i kanë kursyer edhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama të cilën e akuzojnë për korrupsion.

“Lirojeni Mirelin”, dëgjohen thirrjet e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×