Berisha: Nuk është çështja e Ballukut, por e Ramës, vjedhjet e tij tejkalojnë miliarda! Portin e Durrësit kërkon ta ndërtojë me rusët

Kryetari i PD-së, Sali Berisha pohoi se kjo nuk është çështje e Ballukut, por e vetë kryeministrit Edi Rama. Ai pohoi se Rama kërkon që portin e Durrësit kërkon ta ndërtojnë me rusët

“Është çështja direkt e Edi Ramës.
Nuk është çështje e Ballukut, edhe njëherë, asnjëri prej jush nuk duhet të pranojë këtë narrativë.
Është çështja direkt e Edi Ramës.
Vjedhjet e tij tejkalojnë miliarda.
Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që ka ndërtuar vilën me themele 57 metra të gjata dhe oborr 8300 metra.
Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë dhe në botë që ka firmën e tij të zezë mbi objekte publike me vlerë 130 milionë euro siç është inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.
Edi Rama ka firmën e tij të zezë, dorën e tij të zezë mbi koncesionet në shëndetësi me vlerë 630 milionë euro, gjobë e tmerrshme dhe shkatërrimtare mbi sistemin shëndetësor vetëm për pasurimin e tij.
Edi Rama ka firmën e tij në të gjitha tenderët e rrugëve të shembura sikur të ishin rrugë kashte, por të ndërtuara me çmime 8 deri 12 herë më të shtrenjta se në BE.
Edi Rama ka dorën e tij të zezë mbi shkatërrimin e Portit të Durrësit, një pasuri kombëtare prej 4 miliardë eurosh.
Ai u përpoq të tërheqë në aferat e tij korruptive NATO-n, por dështoi me turp dhe tani që janë oferta të qarta të partnerëve strategjikë, ai kërkon që portin e Durrësit për ta vjedhur ta ndërtojë me rusët apo me të tjerë që kanë interesa të ngushta strategjike me Shqipërinë dhe NATO-n.”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×